Suedezi Lars-Gunnar Wigemark është zgjedhur shef i Misionit të EULEX-it në Kosovë.
Sipas njoftimit të EULEX-it, Wigermark do ta drejtojë mbështetjen e këtij misioni për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, për një mandat njëvjeçar.
“Z. Wigemark, shtetas i Suedisë, më përpara ka qenë Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Si Shef i ri i Misionit EULEX Kosova, ai do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/