image Zgjedhen 4 nënkryetarë të ri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Kosovë

Marrëveshja/ Zgjedhen 4 nënkryetarë të ri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

news image

Para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje është shtuar numri i nënkryetarëve të LDK-së.

Gazeta Sinjali mëson se Gazmend Muhaxheri, Anton Çuni, Ismet Beqiri dhe Haki Rugova janë zgjedhur nënkryetarë të ri të LDK-së.

Përveç këtij vendimi, gjatë kësaj mbledhjeje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka prezantuar marrëveshjen e koalicionit me LVV-në.

Kjo marrëveshje është miratuar unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

Emrat e propozuar të ministrave nga ana e LDK-së do të vendosen pas pak në një mbledhje tjetër. /Gazeta Sinjali/