Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se ekipet e tyre janë detyruar t’i zëvendësojnë transformatorët e dëmtuar për shkak të mbingarkesave në Vragoli.
Për këtë arsye, sipas KEDS-it, po ka zgjatje të reduktimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në Vragoli të Fushë Kosovës, sikurse edhe në shumë lokacione tjera, ekipet tona po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila është edhe arsyeja pse nganjëherë kemi zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
KEDS ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë rrymën sa më racionalisht.