image Zgjatet marrëveshja Luksemburg - Kosovë, lajm i mirë për spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit

Shëndetësi

Zgjatet marrëveshja Luksemburg – Kosovë, lajm i mirë për spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për zgjatjen e projektit midis MSH-së dhe Qeverisë së Luksemburgut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ministrit së Shëndetësisë, Armend Zemaj, qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të popullatës së Kosovës.

“Projekti gjithashtu mbështet ngritjen e kapaciteteve institucionale, organizative dhe individuale në Ministrisë e Shëndetësisë përmes ofrimit të asistencës teknike, ofrimit të trajnimeve të ndryshme për planifikim, udhëheqje dhe menaxhim, si dhe në krijimin e mekanizmave për monitorim dhe vlerësim të performancës së sektorit shëndetësor”, citohet të ketë thënë Zemaj.

I pari i Shëndetësisë tha se nga ky projekt përveç MSh-së, do të përfitojnë spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit, në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore duke ndihmuar ato në implementimet e planeve të tyre strategjike./Gazeta Sinjali/