Zëvendëspresidentja e Iranit, Masoumeh Ebteker, është diagnosifikuar me koronavirus, ka raportuar transmetuesi pubik i shtetit.
Duke shënuar kështu rastin e 254 të koronavirusit në shtetin e Lindjes së Mesme, ku kanë vdekur 26 persona deri tani nga ky virus.
Siç njoftoi ministri iranian i Shëndetësisë, në Iran janë shtuar edhe 106 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke u bërë kështu vendi i dytë me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus, pas Kinës Pas Kinës, ku u shfaq epidemia.
Autoritetet iraniane kanë kërkuar që të anulohen lutjet e së premtes nëpër xhamitë e Tehranit.
Ditë më parmë mediat botërore, duke cituar mediat iraniane, se nga koronavirusi është prekur edhe zëvendësministri i Shëndetësisë.
Masoumeh Ebteker njihet ndërkombëtarisht si përkthyese mes pengjeve të marra dhe rrëmbyesve të tyre në vitin 1979 në Tehran, kur u rrethua ambasada amerikane, që njihet si kriza diplomatike e 444 ditëve. /Gazeta Sinjali/