image Zëvendësministri Pupovci: Ndjej shumë keqardhje për mosekzekutimin e pagave, por është e ligjshme

Arsim

Zëvendësministri Pupovci: Ndjej shumë keqardhje për mosekzekutimin e pagave, por është e ligjshme

news image

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur për çështjen e ndaljes së pagave për mësimdhënësit të cilët po marrin pjesë në grevën e nisur tash e dy ditë.

Pupovci ka thënë se ndjen keqardhje për këtë, por ka shtuar se një veprim i tillë është i ligjshëm, por që në Kosovë s’është praktikuar. Ai ka thënë se Ligji e thotë qartë që pezullohet kontrata dhe e drejta për pagesë.

“Ndjej shumë keqardhje për këtë. Paga nuk është ndalë, por është kërkuar raportime që të dihet kujt ti ndalet. Kjo është diçka e ligjshme, që s’është përdorur në Kosovë. Ligji thotë shumë qartë që pezullohet kontrata edhe e drejta për pagesë. Neni tjetër thotë ndëshkim. Kjo nuk është ndëshkim. Kjo aplikohet në të gjitha vendet evropiane. Është një periudhë 10 vjeçare që kjo s’është zbatuar. Qeveritë e kaluara mund të them se mbase janë përpjekur të mbajnë një far raporti”, ka thënë Pupovci në një intervistë për T7.

/GazetaSinjali/