image Infektohet me coronavirus zëvendësministri i Iranit, dyshohet se rezultati i analizave është pozitiv

Botë

Rezultati pozitiv/ Infektohet me coronavirus zëvendësministri i Iranit, dyshohet se rezultati i analizave është pozitiv

news image

Mediat botërore raportojnë se ka dalë pozitiv testi i zëvendësministrit të Shëndetësisë në Iran për koronavirus.

Duke cituar mediat lokale iraniane, po raportohet se zv.ministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, është infektuar me koronavirus.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u ka kërkuar qytetarëve të mos bëjnë panik, derisa shteti po përballët me infektimet nga virusi.

Ai ka thënë se do ta mposhtin virusin që tashmë i ka lënë të vdekur të paktën, 16 iranianë.