Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe shefi i kabinetit, Genc Nimoni, janë nisur sot për në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.
Sallahu dhe Nimoni do të vizitojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të akuzuar për krime lufte.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.
“Siç kemi paralajmëruar, sot zëvendësministri, Blerim Sallahu dhe shefi i kabinetit, Gen Nimoni, kanë udhëtuar për në Hagë me qëllim të realizimit të vizitës zyrtare për personat që po mbahen në paraburgim”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Qëllimi i kësaj vizite, nga MD kanë thënë se është interesi shtetëror për shtetasit e Kosovës./Gazeta Sinjali/