image Zëvendëskryeministrja malazeze takon Kadarenë, shpreh admirim për veprat e tij

Rajon

Zëvendëskryeministrja malazeze takon Kadarenë, shpreh admirim për veprat e tij

news image

Zëvendëskryeministrja e Malit të Zi, Jovana Maroviq, ka takuar kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

E krejt ky takim, i cili nuk dihet nëse është i rastësishëm apo jo, në Plazhin e Madh, duket se e ka gëzuar zëvendëskryeministren, e cila ka shpërndarë fotografi, në të cilat shihet afër shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kam kornizuar për Kadarenë Plazhin e Madh, Pallatin e Ëndrrave dhe dashurinë për gjithçka ka shkruar”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

/GazetaSinjali/