image Mediat malazeze e bëjnë Kosovën Angli: Nuk e kishim asnjë rast për gol

Futboll

Sport/ Mediat malazeze e bëjnë Kosovën Angli: Nuk e kishim asnjë rast për gol

news image

Mediat në Malin e Zi nuk kanë ngurruar që ta kritikojnë paraqitjen e kombëtares malazeze mbrëmjen e djeshme në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Mediumi në Malin e Zi “Vijesti”, ka raportuar se ndaj Kosovës kombëtarja e tyre nuk e pati asnjë rast të mirë për gol, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje ky medium ka raportuar se Mali i Zi ka luajtur kundër Kosovës sikurse të luante kundër Anglisë, pasi që nuk iu dha asnjë mundësi për gol

Ndërkohë gazeta tjetër malazeze “CGSport”, ka raportuar se Kosova ka fituar pa asnjë problem ndaj kombëtares së tyre.

Kujtojmë se Kosova mposhti Malin e Zi me rezultat 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Ndërkohë Kosova ka pasur mundësi që të shënojë edhe më shumë gola të tjerë në këtë ndeshje.

Milot Rashica, Vedat Muriqi, Besart Celina, Florent Hadergjonaj janë futbollistët të cilët shumë lehtë kanë mundur ta thellonin humbjen e Malit të Zi, por që nuk i konkretizuan shanset për gol./Gazeta Sinjali/