image Zëvendëskryeministrin nuk e trembin vezët, shkon në këmbë në qeveri

Kosovë

Shesh/ Zëvendëskryeministrin nuk e trembin vezët, shkon në këmbë në qeveri

news image

Sulmi me vezë ndaj tij duket se nuk e ka trembur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai sot është parë përsëri duke shkuar në qeveri në këmbë, pa mbrojtje të afërt dhe pa veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rreth orës 08:00, Hoti është parë në duke ecur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë të shtunën afër ndërtesës së qeverisë. Arsyeja, sipas një videoje që qarkullonte në rrjet, ishte për heqjen e taksës, e cila është përfolur të ndodhë këto ditë.

Në videon dëgjohet një person duke i thënë Hotit “nuk bënë me e hjekë taksën”. /Gazeta Sinjali/