Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hoti, ka deklaruar se me vendosjen e taksës nga Haradinaj nuk ka ndryshuar deficiti tregtar në Kosovë.
”Po të shohim mirë, vërejmë që deficiti i mallrave në Kosovë nuk ka ndryshuar, është i njejtë dhe nuk ka lëvizur, të njëjtat mallra kanë ardhur në forma të ndryshme nga shtete tjera”, është shprehur Hoti.
Hoti gjithashtu ka theksuar që qeveria e re do të ndryshojë nga qeverisja e dy viteve të fundit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
‘’Ne do të ndryshojmë materien e qeverisjes, nuk do të vazhdojmë të qeverisim si Haradinaj këto dy vitet e fundit. Ne do të avancojmë, do të lëvizim në çështjen e reciprocitetit’’, është shprehur Hoti.
Sa i përket çështjes së reciprocitetit, Hoti është shprehur se do të jetë një plan i detajuar se si do të vendosen përmasat e reciprocitetit.
‘’Do të jetë një plan i detajuar, për vendosjen e përmasave te reciprocitetit presim miratim nga miqtë tanë ndërkombëtarë’’, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/