image Zv/ Hoti flet për marrëveshjet e sotme me Serbinë

Kosovë

Konferenca/ Zv/ Hoti flet për marrëveshjet e sotme me Serbinë

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media në Gjermani tha se taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet, por jo edhe reciprociteti.

“Taksa duhet të hiqet. Ne duhet ta ruajmë sovranitetin tonë dhe atë qasje që ka Serbia ndaj nesh, të njëjtën ne duhet ta kemi ndaj Serbisë, do të thotë masa reciproke. Në mënyrë që të lëvizim përpara, duhet t’i zgjidhim problemet me Serbinë. Të njëjtat probleme që i kemi ne me Serbinë në komunikim, në lëvizjen e lirë të qytetarëve, në njohjen e diplomave, eksportin e mallrave, transportin, të njëjtat çështje Serbia duhet t’i zgjidhë në mënyrë që ne të lëvizim përpara”, tha zëvendëskryeministri Hoti.

Gjithashtu në këtë konferencë, Hoti foli edhe për marrëveshjet që janë bërë sot mes Kosovës e Serbisë, të cilat ai i quan zotime që tregojnë objektivat që kanë këto dy shtete.

“Këto që janë nënshkru sot nuk janë marrëveshje, janë zotime apo letra të qëllimit që tregojnë objektivat që kanë dy vendet fqinje për të siguruar lidhje më të mirë infrastrukturore në mes vete. Unë pres që këtë vit të bëjmë hapa konkret meqenëse brenda BE-së është kompletuar Komisioni Evropian,” vazhdoi tutje ai.

Hoti thotë se letrat që janë nënshkruar sot me Serbinë janë në interes të Kosovës.

“Janë tri gjera që duhet t’i kemi parasysh: e para të vlerësojmë lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë duhet ta marrin parasysh në mënyrë që të bëhet gjithë ai presion mbi Serbinë për të shkuar drejt zgjidhjes përfundimtare, e dyta vlerësoj se letrat që janë nënshkru janë në interesin më të mirë për Kosovën, sepse dy shtete fqinje nënshkruajnë letrat qëllimi ku shfaqin objektivat e tyre për lidhje më të mirë infrastrukturore mes vete dhe ajo që është më e rëndësishme e treta ne do të bëjmë gjithçka si partnerë qeverisës që qeveria e re të marrë plotësisht përsipër agjendën e dialogut të cilin qeveria e kaluar e ka injoruar plotësisht”, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri i Kosovës./GazetaSinjali/