image Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Kosovë

Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

news image

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se ai nuk ka marrë leje nga autoritetet e Kosovës.

 “Kosarevit, zëvendësdrejtorit të Djuriçit i është refuzuar hyrja në Kosovë nga Policia sepse ai nuk e ka njoftuar qeverinë e Kosovës për vizitën e tij dhe qëllimet e vizitës së tij. Nëse do ta bënte një gjë të tillë, Qeveria e Kosovës do ti do ti jepte leje. Rrjedhimisht do ti ofronim edhe sigurinë e nevojshme. Zyrtarët serbë nuk mund të vizitojnë Kosovën pa respektuar marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar në Facebook Jetlir Zyberaj, këshilltar në MPJ./Gazeta Sinjali/