Ylli i njohur, Dafina Zeqiri, në fillim të këtij muaji lansoi të gjitha këngët e albumit të ri “Dafinë Moj”.
Por, disa prej tyre ishin në versionin audio, artistja pritet që së shpejti do t’i kompletojë edhe me videoklipe.
Ajo njofton se njërin prej tyre tashmë ka nisur dhe se së shpejti pritet të publikohet i plotë.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperin MC Kresha, projekti i të cilëve titullohet “Zemër vet e lype”.
Ata së bashku kanë realizuar disa foto nga realizimi i projektit. Por, ende nuk dihet akoma data se kur do të lansohet ky projekt për fansat.
Në tërësi, “Dafinë Moj” po mirëpritet dhe ka marrë reagime mjaft pozitive nga publiku, kjo dëshmon klikueshmërinë e madhe që ka marrë Dafina./GazetaSinjali/