Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka uruar festën e 28 nëntorit, duke thënë se ky vit na gjen në luftën kundër virusit vdekjeprurës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj njoftoi se ka vizituar Klinikën Infektive dhe IKSHPK-në, ku thotë se gjeti mobilizim të plotë profesional e njerëzor kundër virusit si dhe përkujdesje maksimale ndaj pacientëve.
“Urime festa e 28 nëntorit të infektuarve me dëshirën më të madhe që ta kaloni me lehtësi dhe ktheheni në gjirin familjar. Urime 28 Nëntori për të gjithë qytetarët, në veçanti personelit shëndetësor që për nëntë muaj dëshmuan përkushtim të pashoq. Zbatoni masat anti Covid, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Sinjali/