image Zemaj tregon se a do të ketë orë policore në ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Shëndetësi

Zemaj tregon se a do të ketë orë policore në ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ora policore do të vazhdojë të funksionojë edhe këtë javë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Zemajt, asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë as në qytetet ku do të mbahen zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

“Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Ne do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai njoftoi se nuk do të ketë mbyllje të kufijve, pasi që asnjë shtet deri më tani nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë.

“Askush nuk mund të vij nga vendet me rrezikshmëri të lartë pa dëshmuar se është i shëndoshë, ata që nuk e kanë testin shkojnë në izolim për 7 ditë. Kështu e kanë është shtetet tjera të rajonit”, ka shtuar ai në TV Dukagjini./Gazeta Sinjali/