image Zemaj takohet me Osmanin, flasin për masat e reja antiCOVID-19

Kosovë

Zemaj takohet me Osmanin, flasin për masat e reja antiCOVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin me të cilën kanë diskutuar lidhur me gjendjen e pandemisë në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Zemaj i cili ka thënë se vendimet e ardhshme do të jenë në përputhje me situatën.

“Në takim me znj. Vjosa Osmanin, U.D. e Presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid 19.

Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj.

Tutje, Zemaj është shprehur se vendimet e ardhshme do të jenë në përputhje me situatën.

“Ndërkaq U.d. Presidentja znj. Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19. Vendimet tona do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!”, ka thënë Zemaj./Gazeta Sinjali/