image Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën

Politikë

Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi dhe rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.

“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.

Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.

Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.

“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.

Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë.

/GazetaSinjali/