image Zemaj: Situata epidemiologjike në Kosovë është e qëndrueshme

Shëndetësi

Zemaj: Situata epidemiologjike në Kosovë është e qëndrueshme

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se momentalisht situata epidemiologjike në Kosovë është e qëndrueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sidoqoftë, ai thotë se qytetarët nuk duhet të relaksohen.

Zemaj njoftoi se sot është takuar me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës, Lul Rakën, Visar Berishën nga zyra e kryeministri dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilët thotë se kanë analizuar situatën me COVID-19 dhe hapat që duhet t’i ndërmarrin në ditët në vijim sa u përket masave të reja.

Ministri Zemaj ka apeluar për kujdes tani kur shumica e shkollave në vend janë hapur. Megjithëse, sipas tij, shëndeti publik është prioritet i ministrisë që ai udhëheq, ai premton se nuk do të mbeten mbrapa projektet e reja, të cilat thotë se kanë qëllim rregullimin e sistemin shëndetësor.

“Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajmë shëndetin publik para se gjithash”, ka përfunduar ai, duke apeluar për vendosje të maskës, mbajtje të higjienës dhe distancës./Gazeta Sinjali/