image Zemaj: Qeveria në horizont të humbur, s’ka të dhëna për vaksinimin në veri

Shëndetësi

Zemaj: Qeveria në horizont të humbur, s’ka të dhëna për vaksinimin në veri

news image

Qeveria e Kosovës në muajin tetor dhe fillimin e muajit nëntor ka qenë në një horizont të humbur sa i përket përgatitjeve për menaxhimin e rasteve të reja me COVID-19, kështu ka thënë, ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Madje ai tha se si deputet i Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar disa herë se duhet kujdes ndaj valëve të reja.

Ai ka theksuar se kjo po ndodh për shkak të neglizhencës dhe mospërcjelljes së trendit të infeksionit ose praktikave paraprake nga inatet politike.

“Ka kohë që kam paralajmëruar edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj valës së re e cila është shpërfaqur në tërë rajonin sidomos në shtete evropiane. Janë vendet e pakta të cilat nuk janë prekur. Qeveria në muajin tetor dhe fillimin e muajit nëntor duket që është në një horizont të humbur sa i përket përgatitjeve të reja”.

“Duket se kjo qasje për ta është periferike fatkeqësisht dhe kohë pas kohe mund të kemi konsekuenca ndëshkimore siç ishte vera e keqe ku patëm shumë humbje të jetës së njerëzve. Pikërisht për shkak të neglizhencës dhe mos përcjelljes së trendit të infeksionit ose praktikave paraprake nga inatet politike dhe nga papërvoje marrjes së praktikave më të mira nga vendet e rajonit”, tha Zemaj.

Tutje, ai shtoi se duhet të vendoset që marrja e dozës së tretë të vaksinën të bëhet obligative për të gjithë, duke shtuar se arma më e fortë është vaksinimi, raporton EO.

Ai thotë se mungojnë statistikat sa i përket personave të vaksinuar në pjesë veriore të vendit. Madje ai thotë se mungojnë edhe statistikat në pjesën tjetër të vendit.

…kemi numër të madh të qytetarëve të Kosovës të cilët nuk janë të evidentuar në pjesë statistikore të marrjes së vaksinës dhe komunitet pakicë që jetojnë në Kosovë sidomos pjesa veriore jo vetëm që nuk kemi raportim të rasteve te infeksionit, por flitet që është në rritje numri i rritjes së infeksionit ndërsa Qeveria nuk ka asnjë shënim në raportin e saj”.

“Nuk dihet cili është numri i personave të vaksinuar dhe numri i personave shqiptar etnik që janë vaksinuar në pjesën veriore. Dimë vetëm statistikat dhe kohë pas kohe kanë qenë konfliktuoze njëra me tjetrën sepse duke u munduar të ketë kamuflime ka pasur paqartësi në totalin e dhënies së vaksinave. Por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se arma më e fortë është vaksinimi”./GazetaSinjali/