image Zemaj: Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, s’ka as plan qeverisës

Shëndetësi

Zemaj: Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, s’ka as plan qeverisës

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Qeverisë i mungon plani për menaxhimin e pandemisë dhe plani qeverisës.

Zemaj në një konferencë për media ka thënë se “Qeveria Kurti duhet të hartojë plan për vaksinim, mbikëqyrje të rreptë të masave, të sigurojë kushte për personelin shëndetësor dhe të sigurojë vaksinat”.

Zemaj ka shtuar se numri i rasteve pozitive ka rënë sepse ka pak testime. /Gazeta Sinjali/