image Zemaj për Deçanin: Kurti ishte më shumë i interesuar të ligjëronte në Greqi për Aristotelin e Platonin

Kosovë

Zemaj për Deçanin: Kurti ishte më shumë i interesuar të ligjëronte në Greqi për Aristotelin e Platonin

news image

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë në reagim për të menaxhuar situatën me helmimet në komunën e Deçanit, sot gjatë seancës, njofton Gazeta Sinjali.

Zemaj në seancën plenare të Kuvendit tha se kryeministri Kurti ka qenë më shumë i interesuar që të ligjërojë në Greqi për Aristotelin e Platonin, se të angazhohet për situatën e qytetarëve në Deçan.

Në momentin kur qeveria u zgjua nga reagimi qytetar, pasi kaloi numrin 900 helmimet, kryeministri sigurisht ishte më shumë i interesuar atje të ligjëronte Aristotelin e Platonin dhe një ministër tjetër burokrat tek pas 4 ditëve gjeti kohë që ta vizitojë këtë komunë”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së, tha se qeveria Kurti është e paaftë për ta udhëhequr shtetin.

Kjo tregon paaftësi për të udhëhequr, sepse me këta njerëz të dashuruar me vetveten tregon që neglizhenca është një emërtim paaftësi me udhëheqë me vendin”, u shpreh Zemaj.

Sipas Zemaj, qeveria në pushtet , duhet të dal nga zyrat dhe të qëndroj pranë qytetarëve në nevojë, dhe jo të ledhatohen me fjalë.

Ish ministri i shëndetësisë, ftoi qeverinë që t’i kthehet realitetit, të përballet me problemet që kanë qytetarët dhe sipas tij jo me populizma. /GazetaSinjali/