image Zemaj: Nuk jemi pjesë e OBSH-së, nuk kemi faj që akoma nuk ka ardhur vaksina antiCOVID

Shëndetësi

Zemaj: Nuk jemi pjesë e OBSH-së, nuk kemi faj që akoma nuk ka ardhur vaksina antiCOVID

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se Qeveria po vazhdon luftimin e koronavirusit, duke përmendur se me Ministrinë që ai drejton, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj tha para Komitetit se është shembull për menaxhimin e pandemisë dhe derisa Kosova nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë fajtorë për mosardhjen e vaksinës antiCOVID.

Derisa nuk jemi pjesë e OBSh-së ne nuk jemi fajtorë që nuk arrin vaksina te ne. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për COVID-19, vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/