Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nëse shkojmë në izolim për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19, Qeveria duhet të shpallë falimentimin e saj dhe të japë dorëheqje.
Në një konferencë për media, Zemaj tha pandemia duhet të luftohet me hapje të kontrolluar, por siç theksoi ai, sa herë që Qeveria është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi.
Zemaj ndër të tjerash ka shprehur shqetësimin e LDK-së për situatën me pandeminë, duke thënë se Kosova po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me Omicron dhe gripin sezonal.
“Nga paaftësia e tyre enorme qeverisëse ka rritje enorme edhe të rritjeve të rasteve pozitive. I bëjmë apel Qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë dhe me trajtimin e parandalimit të gripit sezonal. Punëtorët shëndetësorë janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Mungesa e përkrahjes nga Qeveria edhe me medikamente sa bëhet edhe më e rënduar”./GazetaSinjali/