image Zemaj: Në kohë pandemie pushteti thërret qytetarët të dalin në rrugë e të dëgjojnë fjalimin e liderit

Politikë

Zemaj: Në kohë pandemie pushteti thërret qytetarët të dalin në rrugë e të dëgjojnë fjalimin e liderit

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj qeverisë, duke thënë se po vazhdojnë që të mos bëjnë thirrje për kujdes në kohë pandemie.

Zemaj ka thënë se për më keq ky spektakël ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura sipas tij pikërisht nga ky pushtet i paaftë.

Si rekord nga kjo qeveri Zemaj e ka cilësuar “aftësinë për të mashtruar e fajësuar dhe paaftësinë për të punuar”.

Reagimi i plotë:

Nga mungesa e menaxhimit të pandemisë, brenda një jave kemi 35 jetë të humbura të njerëzve tanë si dhe rekord numrash me të infektuar. Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vetë e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate. Për më keq ky spektakel ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë.Ky pushtet tashmë e ka edhe një rekord; aftësinë për të mashtruar e fajësuar dhe paaftësinë për të punuar.

/GazetaSinjali/