image Zemaj: Kosovës do t`i shtohen 1500 specializantë

Shëndetësi

Zemaj: Kosovës do t`i shtohen 1500 specializantë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën për media të mbajtur pas vizitës në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se ndjehet i nderuar që po promovon punën për zgjedhjen e specializimeve për të krijuar kapacitete në institucionet e Kosovës.

“Po krijojmë baza të mira për planifikim për sektorin e shëndetësisë”, tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë të fokusuar në zgjedhjen e specializimeve që i munguan Kosovës.

“Sot i shtohen edhe 1500 specializantë. Ne u fokusuam në zgjedhjen e specializantëve që i mungoi Kosovës për 5 vjet. Duke falënderuar Qeverinë për mjekët e rinj, do të shtohen edhe 400 mjekë të tjerë meqë është rrumbullaksuar numri 1500 specializantë. Mbi 400 do të financohen nga Ministria e Shëndetësisë. Qindra mjekë të diplomuar e kanë pritur këtë vendim”, tha Zemaj.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se çdo vit do të hapet konkurs për specializantë. /Gazeta Sinjali/