image Zemaj ironizon me Kurtin: Ta gjejmë kush është prindi i prindit e që s’është gjyshi

Politikë

Zemaj ironizon me Kurtin: Ta gjejmë kush është prindi i prindit e që s’është gjyshi

news image

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë për mosprezencën e tyre në seancën ku është diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, Zemaj tha se asnjë temë nuk është më e rëndësishme se sa ajo për energjinë elektrike, duke ironizuar kështu edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Të debatojmë kush është prindi i prindit e që nuk është gjyshi dhe shumë gjëra të tjera që hidhen këtu e që s’janë të nevojshme, s’janë të arsyeshme e as nuk e mbulojnë rritjen e paanalizuar mirë dhe të dëmshme për energjinë elektrike. Qeveria Kurti s’duhet të refuzojë dhe të dëgjojë qytetarët, kjo është e papërballueshme”, deklaroi Zemaj.

Po ashtu, Zemaj tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike është në shpërputhje të plotë me gjendjen ekonomike në vend.

/Gazeta Sinjali/