Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas kalimit të rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Kjo u bë pas votimit të deputetëve të koalicionit qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj, i ka quajtur “praktikantë” ata, derisa ka thënë se “të marrin në qafë me hipokrizi”.
“Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi. Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”! Popullistë të shndërruar në konformistë”, shkroi Zemaj. /Gazeta Sinjali/