Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka kryesuar një takim të Komitetit për menaxhimin e koronavirusit, i cili tha se prioritet kryesor do ta kenë luftimin e pandemisë krahas objektivave të tjera.
Zemaj gjithashtu kërkoi nga institucionet për të zbatuar masat e Qeverisë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në tri ditët e fundit është përkthyer në 105 raste të reja të COVID-19 në Kosovë dhe kjo kërkon nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë (Policia e Kosovës dhe inspektoratet qendrore dhe komunale) që të jenë sa më të pranishme me inspektime në veprimtaritë e lejuara”.
Ai tha se hapja e kufijve, ahengjeve, banjave rehabilituese e klubeve të natës duhet të analizohen mirë.
“Rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat, klubet e natës, etj., duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikator matës ku kontributin kryesor duhet ta jape IKSHPK, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike”. /Gazeta Sinjali/.