image Zemaj: Gastronomia ngjan me tubimet në dasma

Sociale

Zemaj: Gastronomia ngjan me tubimet në dasma

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Hoti nuk i ka lehtësuar masat ndaj koronavirusit. Por, ai ka folur për lirimin e masave në gastronomi.

Zemaj ka thënë se kjo veprimtari ngjan me tubimet në dasma.

“Lirimi i masave për gastronominë ka shumë rëndësi, sepse gastronomia përngjanë me dasmat. E poashtu kjo ndërlidhet edhe me kërkesat e mërgatës që të vijnë në Kosovë”, ka thënë Zemaj në Rtv Dukagjini.

Ministria e Shëndetësisë deri më sot nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt për lejimin e organizimit të dasmave dhe eventeve të tjera familjare.

Pikërisht për këtë, emra të njohur të estradës shqiptare kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundër anulimit të ngjarjeve  që lidhen me “industrinë” e dasmave./GazetaSinjali/