image Zemaj flet pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së: Shumica e kryetarëve vetëm u rikandiduan

Politikë

Zemaj flet pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së: Shumica e kryetarëve vetëm u rikandiduan

news image

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje është deklaruar anëtari i kësaj kryesie, Armend Zemaj.

Zemaj tha se në këtë mbledhje, ndër të tjerash, janë aprovuar edhe emrat e disa prej kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në tetor.

“Në ditët e radhës për asamble vlerësimi për disa komuna për funksionimin e tyre, avancimin dmth të gjitha këto u debatuan. Ishte një numër i të nominuarve për kryetarë të komunave që morën përkrahjen e kryesisë. Kryesia dhe kryetari do të dalin me deklaratë të plotë.”

Shumica e kryetarëve vetëm u rikandiduan. Organizimi nëpër degë, përgatitja e forumit të gruas, të rinisë, raportuan grupet punuese. Janë nxjerrë edhe vlerësimet për rezultatet në këtë degë. Grupet punuese paraqiten të gjitha të gjeturat dhe rezultatet. Ka besim të plotë që LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”, tha ai./Gazeta Sinjali/