image Zemaj: Falë donatorëve, arka e shtetit mbetet e paprekur sa i përket menaxhimit të pandemisë

Shëndetësi

Zemaj: Falë donatorëve, arka e shtetit mbetet e paprekur sa i përket menaxhimit të pandemisë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se deri tani nga arka e shtetit nuk është përdorë asnjë cent për luftën me COVID-19 dhe krejt kjo falë donatorëve.

Gjithashtu ka njoftuar se nga donatorët ka marrë konfirmim se ndihmat për shtetin e Kosovës do të vazhdojnë.

Ky është njoftimi i plotë :

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtare që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundër Covid 19.

Mora konfirmimin që bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë̈ ndihmë shumë të çmuar në këtë̈ kohë të pandemisë̈, janë̈ shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë! /Gazeta Sinjali /