image Zemaj e Ramadani dalin në terren, nisin inspektimin në një kafiteri në Rrugën B në Prishtinë
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Zemaj e Ramadani dalin në terren, nisin inspektimin në një kafiteri në Rrugën B në Prishtinë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani si dhe me inspektorët e MSH-së, kanë hyrë në një nga lokalet në Rrugën B në Prishtinë. Kjo po ndodh në kohën kur në këtë pjesë të kryeqytetit është parë numër më i madh i inspektorëve.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku edhe po shihen klientë brenda kafenesë.

Bazuar në raportimet e sinjalizuesve, pak më parë Gazeta Sinjali raportoi se në Rrugën B në kryeqytet, inspektorët nuk po i lejojnë të hyjnë në markete ata konsumatorë që nuk i kanë me vete maskat mbrojtëse.

Inspektimi i shtuar vije pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Numr ky më i madhi deri më tani brenda një dite, i pacientëve të infektuar me Covid-19 në Kosovë. /Gazeta Sinjali/