image Kontrolle në Rrugën B në Prishtinë, asnjë konsumator nuk po lejohet të hyjë pa maskë në market

Kontrolle në Rrugën B në Prishtinë, asnjë konsumator nuk po lejohet të hyjë pa maskë në market

news image

Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, duket se janë shtuar edhe inspektimet nëpër markete e vende të tjera publike.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga rruga B në Prishtinë, ku aktualisht nuk po lejohen të hyjnë në markete ata konsumatorë që nuk i kanë me vete maskat mbrojtëse.

Në vendngjarje po qëndrojnë inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rrugën B në Prishtinë çdo ditë ka fluks të madh të qytetarëve, kjo pjesë e kryeqytetit njihet edhe për jetën e natës. /Gazeta Sinjali/