image Zemaj e anulon vendimin e djeshëm për ta shfuqizuar urdhëresën për çmimet e barnave

Shëndetësi

Zemaj e anulon vendimin e djeshëm për ta shfuqizuar urdhëresën për çmimet e barnave

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka anuluar vendimin me të cilin kishte shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.

Pas një takimi me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, Zemaj ka vendosur t’i kthehet udhëzimit administrativ të vjetër duke obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë veprime për plotësim-ndryshimin e tij.

Sipas një njoftimi nga MSH-ja, Zemaj në takimin e së mërkurës ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ ishte bërë për “shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Ministri Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë. Pas këtij takimi, Ministri Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale”, thuhet në njoftim të MSH-së. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1740924439398469&id=597689407055317&__xts__[0]=68.ARDaDXd08-UNZbEUNmglepKmLUNc5bHsvhuDwTdwMmIE0FZ2rfM0dPebAaG6yDB9RKDqda7mlXFNIkxQsEtGkRYegFjGqLZN4Yshv_zH2MhJDcNftGHjK3uFu4KCaq-6VaSbYtDVqhYZVGa86AyZHmtM8bZEbr5-G4Xr4_ZDcNL4mviF_yy91GiVeV2JRNBeqHMUQVfxuUKf_fXoePCNIcp34EBwRm3B1rkhfUUJ9zh7lVVkfFc5vJkN-TWu16zxC_PpocDjuTpYvtGimyqYqV1viFcHg82g9EniMNDWYG4bU4EeBLcPb-bb9Xm69Hmgv4x6BpVhPAuxKUF8Tfe4LQ&__tn__=-R