image Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk do t’i bashkohet NATO-s

Botë

Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk do t’i bashkohet NATO-s

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka sugjeruar se shteti i tij duhet ta pranojë se nuk do të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur në një video-konferencë me zyrtarët ushtarakë të martën, ai ka thënë se “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Ne jemi njerëz të arsyeshëm”, raporton REL.

“Ne e kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, mirëpo kemi dëgjuar se nuk mund të anëtarësohemi. Është e vërtetë që duhet të pranohet”.

“Jam i lumtur që njerëzit tanë janë duke nisur që të kuptojnë këtë dhe të varen në veten e tyre dhe partnerët që na ndihmojnë”, ka thënë ai sipas transmetuesit britanik, BBC.

Para pushtimit, presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, duke e konsideruar këtë si një nga “garancitë për siguri” që i duhen Moskës.

/GazetaSinjali/