image Zelensky telefonon Edi Ramën, flasin për Ballkanin

Shqipëri

Zelensky telefonon Edi Ramën, flasin për Ballkanin

news image

Pak javë pasi i dha urdhrin më të lartë të Ukrainës, presidenti Volodymir Zelensky ka telefonuar kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar sërish për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës në gjithë rrugëtimin me agresionin rus.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike.”

Pjesë e diskutimit në bisedën telefonike, ka qenë edhe gjetja e mënyrave për të thelluar bashkëpunimin mes Ukrainës dhe Ballkanit.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë.”

Të gjithë mbështetjen që kryeministri Edi Rama ka shprehur për Ukrainën, Volodymyr Zelensky ia ka shpërblyer duke e nderuar me urdhrin më të lartë. Përmes një dekreti, në 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Rama mori “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, Shkalla e Parë”, së bashku me princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministrin spanjoll.

/GazetaSinjali/