Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, derisa ka vizituar rajonin lindor të Donbasit.
“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në Twitter.