image Zelensky sot shkon në SHBA, takohet me Bidenin

Botë

Zelensky sot shkon në SHBA, takohet me Bidenin

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po udhëton për në Shtetet e Bashkuara për të takuar presidentin Joe Biden dhe për ta vizituar Kongresin, në udhëtimin e tij të parë të njohur jashtë shtetit, që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Zelensky tha se do të shkonte në Uashington për bisedime me Bidenin për të forcuar rezistencën dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe për t’iu drejtuar Kongresit të SHBA-së.

Gjatë vizitës, Biden do të shpallë një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë rreth 2 miliardë dollarë që do të përfshijë një bateri raketash Patriot për ta ndihmuar shtetin të mbrohet nga breshëria e raketave ruse, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Vizita e Zelenskyt, e cila ishte organizuar në fshehtësi deri në zbulimin e detajeve, pritet të zgjasë disa orë, raporton Reuters.

Ai do të zhvillojë bisedime me Biden dhe ndihmës të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi me Bidenin dhe më pas do të shkojë në Capitol Hill për të folur në një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

/GazetaSinjali/