image Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

Shqipëri

Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

news image

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar Parlamentit shqiptar me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina.

Lideri ukrainas, përveç që uroi Fitër Bajramin, ai solli vëmendje në mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton ndërsa theksoi se qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet ruse dhe se civilë të pafajshëm po vriten.

Ndër të tjera, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë hapa konkretë ndaj pushtuesit rus.

Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës ma kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën“, ka thënë Zelensky.

Ai tutje vazhdoi duke thënë: “Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë“.

/GazetaSinjali/