image Zelensky: Rusia po përgatitet të bombardojë Odesën

Botë

Zelensky: Rusia po përgatitet të bombardojë Odesën

news image

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka paralajmëruar se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin jugor të Odesës.

Ka raportime për postblloqe të shumta ushtarake në qytet, por rrugët mbeten të qeta dhe kryesisht bosh, shkruan BBC.

Pothuajse një milion njerëz jetojnë në qytetin port historik në bregun e Detit të Zi. Odesa është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga pushtimi i tyre.

Mykhailo Shmushkovich, zyrtari i qytetit përgjegjës për solidaritetin evropian, tha se më shumë se 100,000 njerëz ishin larguar tashmë nga Odesa. Por ai tha se qyteti ishte “gati për të luftuar”.

Kjo mund të ndodhë në çdo moment. Ju nuk mund të jeni kurrë gati për këtë”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/