image Zelensky – rusëve: Askush nuk i merr kufomat e ushtarëve tuaj

Botë

Zelensky – rusëve: Askush nuk i merr kufomat e ushtarëve tuaj

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha rusëve se trupat e ushtarëve të tyre janë të shtrirë në fushat e betejës në Ukrainë dhe se askush nuk po i merr.

“Në vatrat e luftimeve veçanërisht të vështira, linjat e para të mbrojtjes sonë janë përmbytur me kufomat e ushtarëve rusë”, tha ai, duke përsëritur se 14,000 rusë janë vrarë në pushtimin e vendit të tij në një video-mesazh të lëshuar herët këtë mëngjes.

“Dhe ato trupa, ato trupa, askush nuk i merr”, tha ai.

Zelenskiy tha se dëshiron t’iu tregojë qytetarëve rusë se çfarë po ndodh.

/GazetaSinjali/