image Zelensky poston video nga Kievi: Unë do të qëndroj, nuk kam frikë nga askush

Botë

Zelensky poston video nga Kievi: Unë do të qëndroj, nuk kam frikë nga askush

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një video nga vendi ku po qëndron duke u shprehur se “nuk ka frikë nga askush”

Zelenskiy ka postuar videon nga Bankova dhe ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin ukrainas.

“Unë do të qëndroj në Kyiv”. Në Bankova. Pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kryeqyteti ukrainas po përballet tash e sa ditë me sulme të agresorëve rusë që nuk po ia dalin të thyejnë rezistencës e ukrainasve të cilët po u bëjnë ballë armiqve shumë më të mëdhenj në numër.

Zelenskiy ka ftuar në takim edhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të biseduar.

/GazetaSinjali/