Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësin e tyre.
Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.
“Ne e kemi prishur planin e tyre“, tha Zelensky.
Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij, tha ai.
Vendi i tij kishte fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, shtoi ai.
Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.