image Zelensky paralajmëron ushtarët rusë të mbetur në Kherson: Mos u fshihni, do t’iu gjejmë

Botë

Zelensky paralajmëron ushtarët rusë të mbetur në Kherson: Mos u fshihni, do t’iu gjejmë

news image

Presidenti i Ukrainës ka lavdëruar qëndrueshmërinë e popullit të tij pas tërheqjes së trupave rusë në Kherson duke paralajmëruar ushtarët e mbetur rus.

“Jam i lumtur të shoh sesi njerëzit, pavarësisht nga të gjitha kërcënimet, pavarësisht represionit dhe abuzimit të pushtuesve, besuan tek Ukraina.

“Dhe edhe kur qyteti ende nuk është “pastruar” plotësisht nga prania e armikut, vetë banorët e Khersonit tashmë po heqin simbolet ruse dhe çdo gjurmë të pushtuesve në Kherson nga rrugët dhe ndërtesat.”

Ai paralajmëroi ushtarët, mercenarët dhe bashkëpunëtorët duke i kërkuar të mos fshihen dhe të dorëzohen.

E vetmja mundësi për shpëtim është që ju të dorëzoheni.  Ne garantojmë se do të trajtoheni në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Dhe atyre ushtarëve rusë që kanë veshur rroba civile dhe janë fshehur dua t’u them se nuk ka kuptim të fshiheni, ne do tju gjejmë,” tha ai.

/GazetaSinjali/