image Zelensky paralajmëron fundin e negociatave nëse Rusia bën këtë veprim

Botë

Zelensky paralajmëron fundin e negociatave nëse Rusia bën këtë veprim

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në qytetin port të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë.

Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda ruse, Zelensky u shpreh për mediat vendase se Mariupoli mund të jetë si 10 Borodyankas, duke pranuar në këtë mënyrë numrin e lartë të viktimave mes civilëve.

“Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, djemve tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave. Ka shumë njerëz të mbetur nën rrënoja në Mariupol”, tha mes të tjerash Zelensky.

Lideri ukrainas përsëriti angazhimin e tij se Ukraina nuk do të tregtojë as territorin dhe as njerëzit e saj.

Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po bëjnë ende rezistencë në Mariupol, ku forcat ukrainase janë shtyrë përsëri nga fabrika “Azovstal” pranë portit.

/GazetaSinjali/