image Zelensky para Kongresit amerikan: Po përjetojmë luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore

Botë

Zelensky para Kongresit amerikan: Po përjetojmë luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongresin amerikan duke lavdëruar trimërinë e popullit të tij.

Kryeqyteti ynë është nën sulme raketore dhe ajrore nga trupat ruse çdo ditë. Por ai nuk dorëzohet”, tha Zelensky, duke iu drejtuar Kongresit virtualisht.

Ai tha se vendi i tij po përjeton “luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kam nderin t’iu përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit rus“, vazhdoi presidenti ukrainas.

Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Rusia na ka sulmuar jo vetëm neve, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona, por ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, tha ai.

/GazetaSinjali/