image Zelensky nesër flet në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëri

Zelensky nesër flet në Kuvendin e Shqipërisë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nesër do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka nënshkruar urdhërin për mbledhjen e seancës së posaçme.

Seanca do të nisë në orën 11:00 dhe Zelensky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

/GazetaSinjali/