image Urimi i Joe Biden për Bajram, mesazh për myslimanët

Botë

Urimi i Joe Biden për Bajram, mesazh për myslimanët

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Jill dhe unë shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Biden në Facebook.

Presidenti i SHBA-së tutje ka thënë se ajo çfarë është dëshmuar gjatë muajit Ramazan, të vazhdojë gjatë tërë vitit.

Ndërsa muslimanët në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit, shpirti i komunitetit, dhembshurisë dhe shërbimit që kemi dëshmuar gjatë këtij muaji, mund të vazhdojë gjatë gjithë vitit”, ishin fjalët e presidentit amerikan Biden.

/GazetaSinjali/